fbpx

Sapo pranoi ndarjen nga partnerja dhe lidhjen me Sheilën? Ky reagim i Kledit zbulon shumë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Sheila Haxhiraj, së bashku me modelin dhe sportistin Kledi Hysa, janë përfolur për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin.

Teksa pak ditë më parë në rrjet janë shfaqur pamje që të dy ishin të përqafuar, teksa shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, dhe kjo doli të jetë videoklipi i këngëtares ku dyshja u shfaqen të afrueshëm si një qift.

Në një intervistë të “Prive”, i pyetur për statusin e tij, refuzoi të përgjigjej, duke thënë thjesht “No Comment”.

Ndër të tjera Kledi është pyetur edhe për marrëdhënien me ish-banoren.

“Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë”, u pyet këngëtari, ndërsa përgjigja ishte gjithçka veçse e paqartë.

“Miqësi, e përzier”, tha ish-banori, duke shtuar sërish dyshimet.

Po ashtu, ai tregoi se asnjë nga banorët nuk e ka zhgënjyer, dhe se nga eksperienca në “Big Brother VIP” ka fituar shumë dhe ka njohur njerëz të mrekullueshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]