Sara Gjordeni vazhdon të jetë shumë e hapur me ndjenjat e saj për partnerin Bardhi.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një foto të tij, duke shkruar mbi të: “O Bardh pz të dua”, një shprehje e sinqertë dhe plot dashuri që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Fotoja është ripostuar edhe nga vetë Bardhi në profilin e tij, çka tregon se ndjenjat janë të ndërsjella dhe marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
Dyshja prej kohësh janë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre, dhe duket se romanca e tyre vetëm sa po bëhet më e thellë me kalimin e kohës.