fbpx

Sara Gjordeni zbulon planet për dasmë me Bardhin

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e “BBV”, Sara Gjordeni ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi.

“Jeni martuar me letra me Bardhin?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua modeles, e cila tregoi se çifti akoma nuk e kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre, por sipas saj një gjë e tillë do të ndodhë para lindjes së bebit.

Ish-missi tha se vitin tjetër do të bëjë një dasmë me Bardhin, pasi këtë vit vëmendjen ia kanë lënë motrës së këngëtarit, e cila martohet në gusht.

Sara e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, u shpreh se do kishte shumë dëshirë që fëmija i saj të ishte një vajzë, ndërsa sipas ish-banores së “BBV” Bardhi dëshiron që foshnja të jetë djalë.

Ndërkohë ka treguar dhe ish-banoren e BBV me të cilën nuk ka komunikim dhe ajo është Françeska Murati. Sara theksoi se pavarësisht se Missi i ka kërkuar falje, fjalët që i ka thënë ishin shumë të rënda. Kujtojmë që Sara Gjordeni doli me zarf të zi pikërisht pas përplasjes fizike me Françeskën, pasi tentoi ta fuste me forcë në banjo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]