fbpx

Sara zbulon porosinë që i dha Ledri për pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars”

nga Revista Kosovarja

Sara Hoxha po vazhdon të shkëlqej në skenën e vallëzimit në “Dancing With The Stars”.

Së fundmi, ajo ka realizuar një pyetësor në Instagram duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve.

Njëri nga ta e pyeti se çfarë i ka thënë Ledri për pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël, për të cilën Sara zbuloi porosinë e reperit për të.

“Mos hajde në shtëpi pa kupë’ dhe nuk ka faj se ai I ka rreshtuar të vetat”, ka thënë Sara lidhur me atë që I ka thënë partneri.

Kujtojmë që Ledri dhe Sara të cilët konsiderohen një ndër çiftet më të dashura për publikun janë prindër të një vajze, Poem Blu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]