fbpx

Saranda Bogujevci, nga një viktimë masakre – zë i brezit të ri në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në emisionin e RTK-së në gjuhën serbe, “Slobodno Srpski” (“Serbisht shlirë”), e mbijetuara e masakrës paramilitare serbe, Saranda Bogujevci, ka folur për perspektivën ndëretnike që duhet të ndodhë në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.

E pyetur si i sheh proceset e pajtimit, ajo është përgjigjur se duhet kohë që të ndodhë pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Para së gjithash, ajo është shprehur se duhet të bisedohet për këto tema dhe të pranohet realiteti.

Procesin e pajtimit ndëretnik, pas luftës në Kosovë, Saranda Bogujevci e ka parë si një rast që politika duhet të krijojë të ardhme për brezat e rinj te të dy komunitetet: shqiptarët dhe serbët.

Ajo, duke marrë pjesë në intervistën e RTK-së, programi në gjuhën serbe, ka dëshmuar tolerancë dhe mundësi refkletimi të lehtësimit ndëretnik mes palëve që dikur ishin në konflikt.

Saranda Bogujevci ka treguar edhe për procesin e gjykimit të kriminelëve serbë në procesin gjyqësor dhe për krimin serb në familjen Bogujevci.

Ajo tha se disa të dënuar nga ky krim, tashmë janë liruar para kohe…

E, sa i përket pajtimit dhe problemeve të tjera, ajo tha se “Lista Serbe” nuk i mbron interesat e serbëve të Republikës së Kosovës, por i mbron interesat e Beogradit!

Dhe, duke qenë në komisione të ndryshme punuese, Saranda Bogujevci ka tërhequr vëmendjen se në shumë komisione, ku serbët mund të përfitonin, përfaqësuesit e “Listës Serbe” nuk marrin pjesë! Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]