Vala

Çiftet e lumtura martohen vetëm, në qoftë se vërtetë besojnë se ka dashuri të përjetshme.

Para se të veproni, pyesni veten nëse jeni vërtetë të sigurt që dëshironi të kaloni jetën me atë person?

Bisedojnë

Para se dikush të martohet, duhet të flasë për planet dhe pritjet. Nëse ju nuk keni të njëjtin vizion për të ardhmen, martesa shpejt do të përfundojë.

Partneri e ka vendin para fëmijëve

Sidomos nënat pas lindjes, i përkushtohen vetëm fëmijës, duke lënë në harresë partnerin. Është shumë e rëndësishme që ju të gjeni kohë për partnerin dhe mos të harroni kurrë, se përveç rolit prindëror keni dhe një tjetër rol të rëndësishëm – rolin e bashkëshortit.

Argumetojnë kur janë të mërzitur me njëri-tjetrin

Problemet zgjidhen duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Janë të gatshëm për të ndryshuar

Njerëzit ndryshojnë me kalimin e viteve, dhe çiftet e lumtura e pranojnë këtë.

Çiftet e lumtura marrin parasysh nevojat e njëri-tjetrit

Ata ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur objektivat. Dëgjojnë nevojat dhe dëshirat.

Nuk e harrojnë veten

Merrni kohë për veten, për t’u ushtruar, për miqtë dhe pasionet. Kjo është shumë e rëndësishme për rritjen personale dhe kënaqësinë.

MUND TË JU PËLQEJNË