fbpx

Selena kërkon të ndalet urrejtja ndaj Hailey Bieber pasi ajo është kërcënuar me jetë

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez ka folur për të ashtuquajturën ‘marrëveshje’ e saj me Hailey Bieber, duke zbuluar se modelja e kontaktoi pasi mori ‘kërcënime me vdekje’.

Selena, dhe Hailey, janë përfolur se janë në grindje prej javësh tashmë, pasi të dy me sa duket filluan të thumbonin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Por tani, këngëtarja ka folur për spekulimet në një postimnë Instagram – ku ajo iu lut ndjekësve të saj që të ndalonin të gjitha komentet negative kundër Haileyt pasi ajo tha se po kërkonte mirësisë, shkruan DailyMail.

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet kaq të urryer”, ka shkruar ajo.

Për vite me radhë, interneti i ka vënë përballë njëra-tjetrës ish-yllin e Disneyt dhe modelen – e cila është e martuar me ish-të dashurin e Selenës, Justin Bieber.

Por në tetor 2022, ata dëshmuan se nuk kishte hatëmbetje mes tyre kur pozuan për disa foto së bashku në një event.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]