fbpx

Selim Pacolli: Kjo është Parada e Marshi i Krenarisë. A ju kujtohet ?

nga Revista Kosovarja

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografi ku shfaqen ish-ushtarë të UÇK’së gjatë kohës së luftës. Pamjet e tilla thotë se janë krenaria e Kosovës.“A ju kujtohen PARADAT DHE MARSHET E KRENARISË?”, pyeti Pacolli .

Ndërkohë, sot në kryeqytet është mbajtur Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.

Në këtë ngjarje nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pavarësisht se organizatorët u kishin dërguar ftesa.

Parada e Krenarisë u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë, që nisi më 6 qershor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe presidentja Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]