fbpx

Selim Pacolli shkon në xhami dhe i bën një “diss” Saranda Bogujevcit për shtatëzaninë artificiale

nga Revista Kosovarja

Selim Pacolli e ka shfrytëzuar të premten e “xhumahë” për t’i reaguar Saranda Bogujevcit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, dje në Kuvendin e Kosovës deklaroi publikisht se po pret një fëmijë nga një shtatzëni me fertilizim të asistuar. Ajo tha se “kam vendosur t’i besojë shkencës”.

Pacolli i AKR-së ka thënë në reagimin indirekt të tij se nuk lind asgjë pa lejen e Zotit.

“Nuk ka Zot tjetër pos Krijuesit të çdo gjëje, në dhe mes tokës e qiellit!Nuk lindë e as nuk vdes asgjë pa lejen e tij! Sot, është ditë e veçuar nga ditët e tjera të javës!
Qoftë i pranuar ky Namaz dhe lutjet tona, inshaAllah” shkruan Pacolli në Facebook./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]