fbpx

Selimi: Albin Kurti ka qenë pjesë e luftës së UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Gjenerali i luftës së UÇK-së Sylejman Selimi ishte në një lidhje direkte në emisionin A23, ku tregon se Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka qenë pjesë e luftës së UÇK-së, madje ai tregon se u takuan disa herë.

Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të’‘, tha ai.

Selimi tregoi se nuk i pëlqen debati i cili po ndodh rreth figurave të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

Nuk po më pëlqen debati i cili është duke ndodh disa herë me figura të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka qenë hera e parë dhe nuk është hera e parë që folet për individ të caktuar, në këtë rast për Albin Kurtin, tash kryeministër i Republikës së Kosovës. Gjate luftës në vitin 1998 unë kam qenë komandant i zonës operavtive – Dreans dhe jemi takuar disa herë me disa ish bashkluftëtarë të mijë në kuadër kur jemi taku me Adem Demaçin, ka qenë edhe ai pjesë e tij dhe gjithashtu ne kemi bisedu tema të rëndësishme bashkë me Adem Demaçin por edhe me Albin Kurtin”, u shpreh Selimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]