fbpx

Semi dhe Donaldi lënë pas të shkuarën dhe pajtohen

nga Revista Kosovarja

Pas lajmeve se ai dhe Bora janë ribashkuar, Donaldi ka marrë sërish vëmendjen. Ai dhe Semi Jaupaj janë shfaqur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP” krah njëri-tjetrit.

Donaldi ka publikuar një video në Instastory ku iu bën thirrje ndjekësve të mos humbasin episodin e ri të “Më lër të flas” dhe krah tij shfaqet Romeo me Semin.

Këngëtarja do jetë e ftuara e radhës në emision ku pritet të thuhet shumë.

Kujtojmë që Semi dhe Donaldi ishin shumë miq gjatë Big Brother VIP, por pasi Donaldi nisi historinë me Beatrixën shoqëria e tyre u prish.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]