fbpx

Sëmundja bën që këngëtarja e njohur të mos këndoj më

nga Revista Kosovarja

Celine Dion nuk do të këndojë më në publik. Sëmundja e saj po përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.
Këtë e ka zbuluar faqja amerikane “Radar online” duke cituar burime të afërta me yllin, e cili prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të “personit të ngurtë”. 55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthehet në turin, datat e të cilit i anuloi në maj.

Disa javë më parë, motra e yllit, Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune. Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “sindroma e personit të ngurtë”. Ajo është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në trung dhe në bark.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]