fbpx

Sëmuret tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj

nga Revista Kosovarja

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka ngritur shqetësim mes fansave të tij pas publikimit të një fotografie në InstaStory, ku ai shfaqet duke marrë oksigjenoterapi.

Fotografia e cila është realizuar në Itali, ka bërë që ndjekësit e tij të nisin spekulime dhe shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.

Në fotografi, Lahaj shihet duke marrë oksigjenoterapi, por pa ofruar asnjë detaj për situatën. Ai nuk ka shpjeguar arsyen e pranisë së tij në spital dhe as natyrën e problemit shëndetësor që po përjeton.

Gjithsesi, fakti që ai ka publikuar vetë videon lë të kuptohet se ai dëshiron të ndajë këtë moment me ndjekësit e tij, ndonëse pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Fansat e tenorit kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe mbështetëse, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shpresuar që situata të mos jetë serioze.

Ramë Lahaj njihet për vokalin e tij unik dhe përfaqësimin e denjë të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke bërë që lajmet për shëndetin e tij të shkaktojnë shqetësim jo vetëm në mesin e fansave të tij, por edhe në komunitetin artistik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]