fbpx

Serbët mbajnë liturgji në një kishë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm, rreth 50 serbë janë mbledhur në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë, duke kremtuar “lavdinë e tempullit”.

Siç raporton Kosovo Online liturgjia është mbajtur me fillim nga ora 8 e mëngjesit dhe u shërbye nga famullitarët Stanisha Arsiq e Zoran Gogjevac.

“Ne jemi mbledhur sot këtu për të festuar shenjtorin që është më i respektuar në kombin tonë, por jo vetëm në kombin tonë, por në të gjithë botën ortodokse. Ne që kremtojmë shenjtorët i drejtohemi atyre, jo për të festuar shenjtorët duke ngrënë dhe pirë, por Ne i lavdërojmë ata duke bërë veprat që kanë bërë, duke bërë atë që kanë bërë, duke i imituar, duke menduar si ata, duke bërë atë që është vullneti i Zotit, sepse ne të gjithë jemi dekorimi i këtij vendi dhe i tempullit”, tha Godgjevac.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]