fbpx

Serbi: Vijojnë protestat kundër planit të BE-së: “Nuk e dorëzojmë Kosovën”

nga Revista Kosovarja

Me thirrjet “tradhti”, apo “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, qindra nacionalistë protestuan në Beograd kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.Protesta, e cila u thirr në rrjetin rus, “Telegram”, nga organizata e ekstremit të djathtë, “Partia Popullore”, u zhvillua jashtë fakultetit të filozofisë, shkruan a2news.com.

Folësit në manifestim e prezantuan veten si studentë të fakulteteve të ndryshme të Beogradit.

Protestuesit thanë se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë” dhe kërkuan ndaljen e menjëhershme të diskutimeve për të.Ata u zotuan se nuk do të heqin dorë nga Kosova dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiqit e shqiptarëve në Kosovë.

Manifestuesit marshuan më vonë edhe në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë.

Edhe në këtë protestë u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, që është simbol i agresionit rus në Ukrainë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]