fbpx

Serbia aktivizon edhe aeroplanët, fluturojnë afër Jarinjes (Pamje)

nga Revista Kosovarja

Një ditë pasi ka aktivizuar helikopterët mbi hapësirën ajrore të Kosovës, Serbia tani ka bërë provikimin e radhës.

Dy aeroplanë shihen duke fluturuar jo larg zonës ku janë të stacionuar forcat e njësisë speciale të Kosovës.

Ndaj provikimeve të ngjashme para pak minutash ka reaguar edhe kryeministri Kurti.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar” ka thënë ndër të tjera Kurti në reagim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]