fbpx

Shefi i Zyrës së BE-së: Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, e ka dënuar dhunën që ngjau sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës.

Ai i quajti zhgënjyese këto skena dhe tha se në parlament nuk ka vend për sulme fizike, por duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.

“Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Kuvend”, ka shkruar Szunyogu në Twitter.

“Parlamenti nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themele bazë të demokracisë”, ka shkruar tutje ai.

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës përderisa kryeministri Kurti kishte fjalën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]