fbpx

Shefqet Krasniqi: Edhe 500 euro janë pak për veteranët, krejt çka kena janë falë tyre

nga Revista Kosovarja

Hoxha i njohur Shefqet Krasniqi është përfshirë për çështjen e veteranëve.

Krasniqi gjatë një interviste ka thënë se edhe 500 euro janë pak për veteranët që luftuan për lirinë e vendit.

Ai ka thënë se të gjitha të mirat që Kosova i ka tani është falë sakrificës së tyre gjatë luftës.

Imami Krasniqi ka folur edhe për disa komandantët që sipas tij janë pasuruar me përfitime të ndryshme, por askush nuk ta humbë dhe ta zvogëlojë sakrificën e djemëve të rrokën armët për çlirimin e vendit.

Ndryshe edhe vetë hoxha gjatë luftës ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Jepi zë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]