fbpx

Sheila bën deklaratën e fortë: Graniti po e përdor Fifin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Sheila komentoi së fundi situatën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, Graniti po e përdor Fifin dhe po shfrytëzon anën e saj emocionale. Ajo e konsideron këngëtaren si njeriun më të drejtë në “Big Brother”.

“Graniti ishte njeriu më pasiv. Ai përfitonte nga situata e Fifit, fakti që Fifi e kishte xhan dhe i jepte mbrojtje tërë kohës. Graniti ishte personi më i paprekshëm. Ai padiskutim e ka shfrytëzuar dhe po e shfrytëzon. Fifi nëse ka dalë keq në sytë e publikut prej anës emocionale, unë e shoh si njeriun më të drejtë e më të mirë aty brenda. Të tjerët e manipulojnë dhe përfitojnë nga kjo”, u shpreh ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]