fbpx

“Shihemi më vonë”, kënga lamtumirëse e ekuipazhit të anijes që u fundos në Indonezi

nga Revista Kosovarja

Një video e publikuar nga qendra e informacionit ushtarak indonezian tregon marinarë nga ekuipazhi i nëndetëses duke kënduar një këngë indoneziane, “Sampai Jumpa” (Shihemi më vonë).

Shefi ushtarak, Hadi Tjahjanto ka konfirmuar se Nanggala 402 e cila ishte fundosur në ujërat veriore të Bali, është gjetur në një thellësi prej 838 metrash në bregun e detit.

Nëndetësja u nda në tre pjesë dhe 53 pjesëtarë të ekuipazhit u shpallën të vdekur.

Video u bë në mars si pjesë e ceremonisë së lamtumirës së komandantit të nëndetëses në bazën detare Surabaya.

Komandanti në detyrë i anijes në kohën e fundosjes, Heri Oktavian, shihet duke kënduar së bashku me ekuipazhin brenda nëndetëses, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

“Edhe pse nuk jam gati të më mungosh, nuk jam gati të jetoj pa ty, uroj të gjitha të mirat për ty.”

Nuk ishte e qartë nëse personi që filmoi videon ishte anëtar i ekuipazhit, apo nëse burrat e tjerë në video ishin gjithashtu në bord në kohën e fundosjes.

https://youtu.be/bsLYIP7_R1s

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]