Riviera shqiptare, pa hotel dhe resort ‘Marina Bay Luxury’, nuk do të kishte kuptim, sepse magjia e pushimeve që bëhet këtu nuk harrohet kurrë.
A e dini se hotel ‘Marina Bay Luxury’, është ndër vendet më të preferuara të VIP-ve shqiptarë?
Nëse jo, atëherë ju tregojmë ne!
‘Marina Bay Luxury’, është njëri ndër resortet më të frekuentuara nga fytyrat publike, sepse ofron shërbimet më të mira turistike në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga mikpritja, akomodimi e deri te pijet dhe ushqimi.
I vendosur fare pranë detit e me një pamje fantastike të ndërthurur me natyrën përrallore, dhe valëve të cilat krijojnë spektakël për ju teksa i sodisni nga dhomat super luksoze të stilizuara me një dizajn tepër modern, ‘Marina Bay Luxury’ është vend super ideal që kryeson listën e komplekseve hoteliere në të gjithë rivierën shqiptare.
Korrektësia, shërbimi si dhe servirja gatimeve me menytë e pasura të përgatitura nga kuzhinierët më profesionistë si dhe shumëllojshmëria e pijeve që ky hotel posedon, do t’i japin eksperiencës suaj shije të mrekullueshme e cila do iu ngelet në mendje shumë gjatë.
E kësaj kënaqësie shtojani edhe ndjesinë e mahnitshme të notit në ujin e pastër të pishinave apo duke e provuar edhe një SPA.
Të gjitha këto mrekulli mund t’i gjeni në një vend, e në fund të ditës të shijoni pamjen e perëndimit piktoresk të diellit teksa ulet në horizontin e pafund të detit, dhe në mbrëmje vonë të argëtoheni në lime bar i cili ndodhet në pjesën e sipërme të hotelit e që shfrytëzohet si një vend argëtimi për muzikë dhe kokteje.
‘Marina Bay Luxury’, është zgjedhje e përkryer për familjarë të cilët kërkojnë qetësi dhe rehati, kurse tashmë ka filluar edhe me zgjerimin e hapësirave të reja duke krijuar kështu një mrekulli përrallore.
Prandaj, po deshët që dhe vetja juaj t’iu falënderoj, atëherë nxitoni dhe rezervoni me një klikim në faqen zyrtare në Instagram: @marinabayluxury.
‘Marina Bay Luxury’, vendi i ëndrrave që s’mund të mbyllen në sirtar!