Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini, vijojnë të komentojnë aryset e këtij ndarjes së tyre.
Së fundmi ka qenë Bruno ai i cili ka folur përsëri në lidhje me Anën gjatë një bisede virtuale në Instagram.
“Në një rrëfim tëndin pate thënë, nëse e mbyll diçka nuk të pëlqen të ndahesh me luftë, ta sulmosh personin tjetër, por ke qejf të respektosh kohën që keni kaluar bashkë.
A nuk mendon që këtë nuk e ke bërë me marrëdhënien e fundit(si shprehesh ne bisedat tua live, ate që i the dje asaj Damaljantes)?”- e ka pyetur një ndjekës Brunon.
Ky i fundit ka zbuluar detaje të reja me përgjigjen e tij, të cilat lidhen gjithashtu me disa deklarata të dhënë nga Ana nëpër intervistat e saj të mëparshme.
“Unë nuk jam ndarë me asnjë luftë, madje jam larguar në silent fare. Unë kam thënë që në intervista duhet të kemi kujdes si shprehemi se vëmendja e fama është shumë problem nqs sdi ta menaxhosh. S’më kanë pëlqyer muhabetet e shtratit, muhabetet e pëlqimit për veriun se ashtu duket mashkulli perfekt ndërkohe un jam kokrra jugorit e ndihem shumë zjarr.
Përshendesim @noizy se ngjajm në paraqitje me kan thëne”- shkruan Bruno në përgjigjen e publikuar në Instastory.