fbpx

Shkarkohet kryeshefi i kompanisë së mbeturinave ‘Pastrimi’

nga Revista Kosovarja

Burim Kelmendi, është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, në kompaninë “Pastrimi”.

Vendimi është marrë nga Bordi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, me pretendimin se Kelmendi ka keqmenaxhuar ndërmarrjen.

Për shkarkimin e tij ka shkruar edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se i njëjti është shkarkuar pasi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”, thuhet në njoftim.

Ky është pronari i fabrikës në Ferizaj që rrahu punëtoren e tij

Të njëjtat janë gjetje edhe të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve.

Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv ka hyrë në fuqi sot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]