fbpx

Shkarkohet kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit

nga Revista Kosovarja

Kuvendi Komunal i Gjilanit në një seancë të jashtëzakonshme, e ka shkarkuar kryesuesin Arianit Sadiku. Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi në Facebook.

Kërkesën për shkarkimin e kryesuesit, në emër të 19 anëtarëve të Kuvendit, të cilët e kanë iniciuar këtë çështje, e ka arsyetuar Avdyl Aliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Aliu ka thënë se Kuvendi nuk ka funksionuar mirë që prej fillimit, ndërkaq prej korrikut të vitit 2022 e këndej është futur në krizë dhe nuk po mund të funksionojë.

Sipas tij, kjo për shkak të mungesës së bashkëpunimit, prandaj “nuk ka kuptim për të vazhduar kësisoj më tutje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]