360
Gruaja e Shkelzen Jetishit feston ditëlindjen dhe ajo ka pranuar urime të përzemërta nga njerëzit e saj më të afërt, shkruan “Kosovarja”.
Bashkëshorti i saj, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, i ka bërë një urim me rastin e ditëlindjes, duke i uruar të shoqes shëndet dhe mbarësi.
Siç dihet, Shkelzen Jetishi po kalon ditë jo shumë të mira në aspektin shëndetësor, për çka edhe është tërhequr nga muzika.
Ndryshe, bashkëshortja i ka qëndruar gjithmonë pranë, në ditë të mira dhe jo fortë të mira për këngëtarin.