Pa një qëllim dhe drejtim, me vlera hyjnore NE thjeshtë do të kalojmë nëpër jetë, pa e jetuar atë në të vërtet, duke harruar se çdo gjë në jetën tonë ndryshon dhe ka një skadim përpos dashurisë dhe gatishmërisë duke mbështetur njëri tjetrin , këto dy misione nuk humbin kurrë vlerën sepse vijnë nga shpirti jonë, dhe lënë gjurmë për brezat e ri dhe kjo është një ndër vlerat e të gjithë mërgimtarëve shqiptar.
Atdhedashuria nuk ështe obsesion por është pasion shpirtëror, është dashuria që nuk mund ta shpjegosh por as ta largosh. Ky është edhe thelbi i secilit bashkëpunim midis mërgatës dhe vendlindjes. Kjo është edhe një ndër shtyllat e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane ku sot kishim nderin të presim nga Kosova në një takim pune në Düsseldorf Znj. Sihana Bejtullahu dhe z. Lirim Krasniqi nga shoqata GERMIN ,si dhe z. Ardian Leka nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Tiranë ku biseduam për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërmjet trojeve shqiptare dhe Diasporës më konkretisht për mbështetjen e kapacitetit të grave ndërmarrëse.
Me një entuziazëm të veçantë jam mirënjohëse që kam nderin ta mbështes takimin e radhës B2B me gratë afariste nga Kosova në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani me kryetarin z.Nazmi Viqa dhe drejtorin ekzekutiv z.Fadil Abdullahun.
Të jesh në Düsseldorf e të mos jesh mysafir i të madhit z. Lazim Destanit nuk shkon i cili me mirësinë dhe thjeshtësinë e tij të magjepsë dhe të kujton se “O sa mirë me qenë shqiptar“