fbpx

Shkëndije Berisha – Pacolli sot me urime të shumta për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Shkendije Berisha- Pacolli tashmë emër i njohur gjithandej, jeton dhe vepron prej vitesh në perëndim, ku punon si Këshilltare e Psikologjisë në Gjermani, e ku në kabinetin e saj pret klient të gjitha nacionaliteteve.

Që në fillim të karrierës e kishte një qëllim siç e thotë ajo – t’i tregoja botës se dora që përkund djepin është dora që përkund fatin e njerëzimit.Shkëndija sot është e lumtur se kurrë dhe krenare që ka nisur udhëtimin duke mbështetur shumë njerëz në rrugëtimin e tyre e duke qenë shembull për shumë femra, e në radhë të parë edhe për vajzat e saj .

Kjo grua e fuqishme ka qenë edhe imazh në ballinën e revistës sonë ‘Kosovarja’, tek kemi zhvilluar edhe intervistën për punën e jetën e saj.

Me këtë rast po kujtojmë edhe këto fjalë të saj: E që vizioni im të marrë fuqi, duhet të jenë të dy duart të barabarta për të përkundur djepin dhe fatin e shoqërisë, duke ndërtuar vetëdijen kolektive, ku, së bashku, mashkulli dhe femra janë ata që ndërtojnë ardhmërinë e një populli.
Ju kujtojmë , kjo femër e fortë dhe e suksesshme, e cila ka dalë t’i jetëson ëndrrat e saj, sot ka ditë të veçantë, feston ditëlindjen tek po merr urime të shumta nga shoqëria , klientët e personalitete të ndryshme.
Urimeve të sotme i bashkëngjitet edhe stafi i ‘Kosovares’ edhe për bashkëpunimin e shkrimet e dalluara në faqet e revistës ‘Kosovarja’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]