fbpx

Shkon në tre numri i të plagosurve nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Pak çaste më parë, u raportua për një plagosje në kryeqytet.
Ka qenë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti që dha detaje shtesë.

Për lajmi.net ajo tha se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]