fbpx

Shoqja tregon ngjarjen se si 12-vjeçarja u gjet në banesën e të dashurit 16-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Policia ka arrestuar një të mitur nga Lipjani. Ai kishte kaluar natën me një 12-vjeçare.

Të Dielën në mesditë kishte dalë nga banesa ku jeton bashkë me familjen e saj.

Po, 12-vjeçarja O.S nuk u kthye në mbrëmje në mesin e tyre.

Nga banesa e saj që gjendet në rrugën Haxhi Kleqka në Lipjan, 12-vjeçarja kishte vazhduar rrugën për një destinacion të panjohur për familjen.

Familjarët e raportuan rastin në Polici duke e shpallur vajzën e tyre si të zhdukur.

Për te njëjtin rast raportuan edhe nga Policia, në raportin 24 orësh.

Këta të fundit thanë se vajza e cila konsiderohet fëmijë, ishte gjetur në banesën e një të mituri.

T7 nga burimet mëson se vajza kishte lidhje me një të mitur 16-vjeçar dhe kishte shkuar tek ai.

Për t’i hequr dyshimet, vajza i është nënshtruar edhe një kontrolle në mjekësinë ligjore ku është konstatuar se ajo ishte e virgjër.

O.S është nxënëse e klasës së 7 në një shkollë private.

T7 ka qëndruar në lagjen ku banon e mitura, dhe bashkë moshatarët e saj duket se ishin në dijeni për ngjarjen.

Ato thonë se O.S ishte gjendur shpesh në situata të tilla.

Ndërkohë për gjithë këto ngjarje të 12 vjeçares me djemtë që janë të mitur, duket se ishte në dijeni edhe motra e saj e vogël në moshë.

I mituri 16 vjeçar është dërguar në mbajtje për 24 orë me vendim të Prokurorisë.

Ndërkaq, O.S 12 vjeçare, i është kthyer familjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]