fbpx

Shpërthejnë dy bombola gazi në Bogë, lëndohen katër persona

nga Revista Kosovarja

Në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit, e si pasojë katër persona janë lënduar dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Tre prej tyre më pas janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK – Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]