fbpx

Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, një viktimë dhe disa të plagosur, mes tyre deputeti i PS

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Lushnjes, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi.

Mësohet se në magazinë, punonjësit kanë qenë duke punuar, kur kanë hasur në shtyllën e tensionit të lartë.

Mësohet se linja e tensionit të lartë ka rënë mbi depozitën e gazit, e cila furnizonte dy magazina të bizneseve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]