fbpx

Shpërthim i fuqishëm në portin turk, raportohet për të vdekur

nga Revista Kosovarja

Një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një shpërthimi në zonën e depozitimit të mbetjeve në kantieret e Tuzlës në Stamboll.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30 me orën lokale. Dy punëtorët u futën në rezervuarin e mbeturinave të anijes dhe gjatë punës, sipas raportimeve fillestare, ka ndodhur një shpërthim si pasojë e ngjeshjes së gazit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e shpëtimit, policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, ku kanë konstatuar se njëri prej punëtoreve ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur lehtë. / Euronews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]