80
Në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një shpërthim, nga një mjet shpërthyes, të hënën në ora 06:00.
Policia e Kosovës bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, derisa janë evidentuar dëme materiale.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe rasti po cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.