fbpx

Shpërthimi në Mitrovicë të Veriut, Elshani thotë se janë identifikuar dy të dyshuar

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në Mitrovicë të Veriut, te hoteli Bisevac, pati një shpërthim.

Njoftimet fillestare bën të ditur se bëhet fjalë për një granatë dore e cila la të lënduar dy persona dhe dëmtoi shtatë vetura.

Indeksonline raporton se Policia sot ka vijuar me hetimet lidhur me rastin.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Indeksonline se janë identifikuar dy persona të dyshuar të cilët janë me interes për intervistim, por që të njëjtit nuk janë në shtëpitë e tyre.

“Njësitë policore relevante si dhe Prokurori i rastit ishin në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica-Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim.

Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty” ka thënë Elshani.

Ai shtoi se konflikti dyshohet të ketë qenë si pasojë e probleme të mëhershme në mes të personave të përfshirë.

Duke folur për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, Elshani thotë se njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda por që është jashtë rrezikut për jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]