fbpx

Shpëtim Desku tregon se çka i ka ndodhur në një hotel në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Aktori Shpëtim Desku ka treguar për një ngjarje qesharake që i ka ndodhur në një hotel Në Zvicër.

Ai tregon se kjo ngjarje i ka ndodhur në vitin 2006 kur Prishtina përballej me mungesë të ujit.

“Hera e parë kur shkum në koncert. Në Prishtinë në atë kohë ujë nuk ka pasë për me u la. Përunfoi koncerti shkruam në hotel, u shpërndamë nëpër dhoma. Në Prishtinë atë kohë nuk ka pasë ujë, dilshe gjysëm i lamë.Në 5 të mëngjesit hina në banjo me u pastru. Po e shijoj dushin. E lëshoj ujin edhe po e shoh një lidhëse në qosh, ishte alarmi i rrezikut. Unë e pështjell rreth gishtit, dojsha me ditë çka është dhe e tërhoqa. Mas 10 minutave troket dikush derë, unë i them kush është, në folë gjermanisht, na keni thirrë, i thashë jo. Herën tjetër prapë ashtu, dhe hyn ai me kartelë dhe më gjen ashtu”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]