Ish-konkurrentja e njohur e emisionit “Për’puthen” dhe pjesëmarrëse në “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj, po përjeton një fazë të re në jetën e saj, duke bërë ndryshime të mëdha si në karrierë ashtu edhe në pamje.
Pas daljes nga reality show-t, Hysenaj ka vazhduar të jetë aktive në botën e medias. Ajo është shfaqur si opinioniste në emisionin “Fan Club” në Top Channel, ku ka komentuar ngjarjet më të fundit të botës së spektaklit dhe ka ndarë mendimet e saj për zhvillimet në reality show-t më të ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë.
Shqipja ka pësuar në ndryshim drastik, duke arritur të bëj për vete shumë ndjekës që përputhen me mendimet dhe opinionet e saj, shkruan “Kosovarja”.