fbpx

Shqipëria i bashkohet Kosovës në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasëve

nga Revista Kosovarja

Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas, të cilit Kosova i ishte bashkuar qysh në start të tij.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në rrjetin social X.

Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës.

Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, programi veçse përfshin vendet si Kosova, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Estonia, Lituania dhe Rumania.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për sa të jetë e nevojshme”, u tha në këtë postim.

Më herët, Londra konfirmoi planet e saj për të vazhduar Operacionin Interflex përgjatë 2025-ës, pavarësisht nëse faza aktive aktuale e luftës merr fund.

Që nga nëntori i vitit 2024, rreth 50,000 personel ushtarak ukrainas janë trajnuar në MB në kuadër të Interflex.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]