fbpx

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës, Rama kërkon që kosovarët të furnizohen me rrymë nga shteti shqiptar për Vitin e Ri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova.

Rama ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike gjatë ndërrimit të motmoteve.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është duke u diskutuar për vendimin e Qeverisë për masat emergjente në lidhje me krizën energjetike në vend.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]