fbpx

Shqipëria përfundoi e 22-ta në Eurovision, reagon bashkëshorti i Albina Kelmendit

nga Revista Kosovarja

Shqipëria ka përfunduar në pozitën e 22-të në finalen e Eurovision 2023 që u mbajt në Britani të Madhe të shtunën mbrëma.

Albina Kelmendi me familjen e saj garoi për Shqipërinë me këngën “Duje”, ndërsa mori në total 76 pikë, 17 prej tyre nga juria e 59 nga votat e publikut.

Bashkëshorti i Albina Kelemndit, Viktor Vataj, reagoi ashpër, duke thënë se “Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor më nuk ka vlera”.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare! Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare, krenar me ju deri në vdekje! Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni!” – ka shkruar Vataj në Instagram.

Suedia me këngëtaren Loreen e këngën “Tattoo” fitoi Eurovision 2023 me 583 pikë, ndërsa Finlanda përfundoi e dyta me 526 pikë.

Për Loreen është hera e dytë që fiton Eurovision. Ajo kishte fituar edhe në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]