Opinionistja e Big Brother Fan Club dhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, duket se nuk po rri dot larg vëmendjes dhe adrenalinës që vetëm një reality show si Big Brother mund të ofrojë.
Në një InstaStory, ku Shqipja pyeste fansat lidhur me ngjarjet që po zhvilloheshin Post Big Brother,një nga komentuesit i kishte shkruar: “Ti je nona e Bigut!”.
Shqipja nuk e la pa përgjigje dhe u shpreh se mund të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother-it, pasi, siç tha edhe Ledioni, Big Brother VIP 5 do të vijë së shpejti.