fbpx

Shqiptarët tregojnë gënjeshtrat më të tmerrshme të 1 Prillit

nga Revista Kosovarja

Mesa duket, gënjeshtra klasike “të janë zgjidhur këpucët” u zëvendësua me “jam infektuar me Covid” këtë vit. Të paktën kështu shkroi një pjesë e mirë e ndjekësve të Anabel në Instagram kur i pyetëm se cila është gënjeshtra më e keqe që kanë thënë ose u kanë thënë për 1 Prillin.

Përpos Covidit, nuk mungojnë as gënjeshtrat për dëmtime fizike ose shtatzëni, si edhe rrengjet në vendin e punës. Të gjitha janë ok, jo fort kreative duhet thënë, por megjithatë ok. Përveç gënjeshtrave me vdekje; ato nuk justifikohen. Kaq kishim ne, listën e gjeni në vijim të grupuara në disa kategori.

Gënjeshtrat me sëmundje, dëmtime fizike, shtatzëni etj

1. Kam nënën keq me Covid.

2. Ra mami nga shkallët.

3. Jam infektuar me Covid.

4. Ka humbur vëllai.

5. I thashë mamit që babit i ka rënë atak.

6. Theva këmbën.

7. Gjyshi bëri vaksinën dhe unë i thashë mbesës se është sëmurë shumë.

8. I bëra një rreng familjes me një efekt që dukesha sikur isha aksidentuar.

9. I thashë shoqes që do të vras veten. Ajo u tmerrua.

10. I thashë atij që isha shtatzënë. Mendova se do tmerrohej, por ai nisi të qante nga gëzimi.

Gënjeshtrat në vendin e punës

11. Të kemi rritur rrogën.

12. Drejtori më tha se ishte shkurtuar vendi im i punës.

13. Më thanë që kisha marrë gjobë 5,000 euro në punë.

14. I thashë shefit që i kanë vjedhur 200,000 euro nga banka. E hëngri.

Gënjeshtra të tjera.

15. I thashë mamit që jam lidhur me dy djem dhe nuk di kë të zgjedh.

16. Mami më tha që të bleva iPhone 11 Pro.

17. I thashë motrës që do arratisem me të dashurin.

18. Vitin e kaluar doli një link tek i cili bëje një lajm të rremë, por dukej si i vërtetë. Bëra një lajm sikur i dashuri i shoqes kishte vjedhur një dyqan me florinj dhe e kishte kapur policia e ai kishte deklaruar se vodhi për atë. Ajo qante dhe thoshte ‘Pse e bëri ai këtë!’.

19. Motra më tha që isha e birësuar. Qava pafund.

20. Mami më tha: “I pe lajmet? Covidin e shpiku një shqiptar në laborator”. E besova.

21. Mami më tha që do të ndahej nga babi. Nuk e keni idenë sa kam qarë.

22. Shoku i ngushtë më tha që të lidheshim dhe unë e mora seriozisht.

23. Më zgjoi një shok dhe më tha që kishte parë babin tim me një grua tjetër.

24. I thashë që më pëlqenin femrat. Ai u inatos aq shumë.

25. I dashuri më tha që kishte ndjenja të forta për dikë tjetër. Vuajta aq shumë për 24 orë.

Vjedhje

26. U thashë prindërve që na kanë vjedhur shtëpinë.

27. U thashë që më kanë vjedhur qenin.

Vdekjet (gënjeshtrat që NUK duhen bërë më!!!)

28. Halla erdhi në shtëpi me fëmijët e veshur me të zeza dhe na tha që ka vdekur gjyshi.

29. Një shoqe më tha që kishte vdekur një shoku ynë. Qaja në orën 12 të natës.

30. Po ngordh qeni.

31. Të kanë vdekur prindërit në aksident.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]