fbpx

Shqiptarëve të Luginës iu bëhet thirrje për vendosjen e flamurit kombëtar në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i është bashkuar thirrjes për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi të Luginës, më rastin e 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani bëri thirrje të tregojmë krenarinë dhe bashkimin kombëtar, “duke d dëshmuar se flamuri ynë kuq e zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj”.

Paraprakisht, një thirrje të tillë e kishte bërë edhe deputeti Shaip Kamberi, shkruan IndeksOnline.

Ky është postimi i plotë i Sinanit:

LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj.

Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]