fbpx

Shqiptari përplaset në pemë në Itali, dërgohet në spital me helikopter

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Riçione të Italisë, ku një shqiptar ka humbur drejtimin e furgonit dhe është përplasur fuqishëm me një pemë në anë të rrugës.

I plagosuri shqiptar ka mundur që të dalë nga mjeti, por disa minuta më vonë është ndjerë keq.

Për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar në një spital me helikopter.

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]