fbpx

Shtëpia e Bardhë: Personat e vaksinuar në SHBA, nuk kanë nevojë të bartin maskë

nga Revista Kosovarja

Personat e vaksinuar kundër koronavirusit nuk kanë nevojë të bartin maskë në SHBA.

Përmes një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur se personat që tashmë janë vaksinuar nuk kanë nevojë për maskë në hapsira të mbyllura as të hapura.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni nevojë të bartni një maskë – brenda ose jashtë, në shumicën e mjediseve. Ne kemi arritur deri këtu. Edhe nëse vendosni të vaksinoheni ose të mbani maskë, ju lutemi mbrohuni derisa të arrijmë në vijën e finishit”, thuhet në njoftim.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]