fbpx

Shtetet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç

nga Revista Kosovarja

Holanda do të ndalojë administrimin e vaksinës së prodhuar nga Oksfordi dhe AstraZeneca tek personat që janë mbi 60 vjeç si një “masë paraprake”. Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit me anë të një njoftimi për shtyp të bërë të premten.

Në njoftim, përmenden pesë raste të mpiksjes së gjakut midis grave të moshës midis 25 dhe 65 vjeç, të cilat ishin vaksinuar me AstraZeneca. Rastet u raportuan nga Lareb, vëzhguesi i barnave në vend. Në deklaratë pranohet hetimi në vazhdim i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) nëse ekziston një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe ngjarjeve trombotike.

“Pyetja kritike është nëse këto probleme kanë lidhje me vaksinën, apo do të përjetoheshin gjithsesi nga qytetarët. Derisa të mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të zgjedhin kujdesin”- ka thënë Ministri holandez i shëndetësisë Hugo de Jonge, nga Amsterdami.

Ai shtoi se do të ishte një zgjidhje e zgjuar që të shtypet butoni i pezullimit tashmë, si një masë paraprake. Por, shtoi se kjo do të ndodhë vetëm për njerëzit nën moshën 60 vjeç.

Holanda ka shpërndarë deri më tani rreth 400,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Masa pason vendimin e Gjermanisë dhe Francës për ta ndaluar vaksinën për personat nën 60 vjeç të martën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]