Skenarët e fundit në shtypin britanik duan që Mbreti Charles të pajtohet me Princin Harry përpara kurorëzimit të tij më 6 maj.
Një takim midis Princit Harry dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore britanike është shihet si i mundur përpara kurorëzimit të Charles III në maj, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet pas publikimit të kujtimeve të princit, raporton The Sunday Times.
“Të gjitha palët do të duhet të tregojnë fleksibilitet, por kjo është e mundur, dukeu sqaruar,” tha një burim i afërt me familjen mbretërore, duke rritur mundësinë e një takimi midis Harryt, babait Charles dhe vëllait Ëilliam para kurorëzimit më 6 maj.
Libri i Harry-t, i titulluar ‘Spare’ , ka pasur një rritje të shitjeve, duke shitur më shumë se 1.4 milion kopje në ditën e parë të publikimit në anglisht. Libri u publikua të martën, katër muaj pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe katër muaj para kurorëzimit të Charles III, dhe është kryesisht pastrimi i llogarive personale të Princit Harry me anëtarët e familjes së tij.
Djali më i vogël i Charles III nuk lë asnjë anëtar të familjes mbretërore të paprekur, veçanërisht vëllain e tij, të cilin ai e përshkruan si “armikun e tij më të keq”.
Zyrtarisht, Buckingham Palace ka qendruar në heshtje që nga publikimi i librit. Por, sipas burimit të cituar nga Times, “ata do ta lënë pas vetes këtë episod dhe do ta zgjidhin deri në prill. Mbreti duhet ta ketë të qartë rrugën përpara kurorëzimit”.
/abcnews.al