fbpx

”Si dy pika uji”, Victoria Beckham prezanton për herë të parë motrën e saj

nga Revista Kosovarja

Victoria Beckham mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit, megjithatë gjen mënyra për të shpëtuar nga situatat e ndërlikuara.

Gjatë fundjavës, Victoria ishte me familjen e saj në shtëpinë e saj në Cotswolds dhe ndau fotot e familjes. Të dielën, ajo postoi disa foto nga një darkë speciale, me bashkëshortin e saj, djalin Romeo, prindërit e saj, Jackie dhe Anthony Adams, si dhe vëllain e saj Christian dhe dy mbesat e saj, Tallulah dhe Libby.

Në një tjetër foto, ne shohim Victoria Beckham pranë motrës së saj Louise dhe mamasë së tyre Jackie. “Ju dua të dyave”, ka shkruar stilistja.

Në të njëjtën kohë, Victoria Beckham ndau një imazh të saj si fëmijë, me të cilin shprehu padurimin e saj për fundjavën e modës në Paris.

Dizajnerja ishte një vajzë e vogël goxha e lezetshme, siç shihet në foton që ka shpërndarë dhe dashuria e saj për modën ka qenë e dukshme që atëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]