fbpx

“Si e ëma dhe e bija”, Arbenita Ismajli ndan momentin si fjetën mbrëmë me Ninën

nga Revista Kosovarja

Modelja Arbenita Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente me të bijën, Nina.

Së fundmi, modelja ka publikuar një foto të veçantë ku shfaqet me të bijën e shtrirë në krevat.

Të dyja shihen të shtrira në mënyrë të shkujdesur, teksa duket se flenë identik njësoj.

“Si e ëma dhe e bija”, ka shkruar Arbenita krahas fotos së ëmbël.

Kujtojmë që modelja dhe Fero u bënë prindër të Ninës një prill të vitit të kaluar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]