fbpx

Si e mori mbiemrin “Mehmet Kosova”, flet vetë aktori

nga Revista Kosovarja

“Jetë e hidhur” apo “Aci Hayat” ishte seriali i parë turk që u transmetua në Kosovë, e që mori vëmendjen e të gjithëve. Një prej arsyeve kryesore pse ky serial i bëri për vete kosovarët, ishte mbiemri i aktorit kryesor në këtë serial. Por, pse i mbeti mbiemri Kosovali?

Këtë e kishte treguar në një intervistë vite më parë, aktori Kenan Imirzaliologu, i cili e luante rolin e Mehmet Kosovës.

Ai kishte thënë se mbiemri i mbeti shkaku i këmbngulësisë për çka njihen shqiptarët në Turqi.

“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, kishte thënë Imirzialogu.

https://www.instagram.com/p/CSE6G30HNnN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=71d0c39a-4042-48a3-8f72-d19ccf9d56ae

Ndryshe, në kohën sa transmetohej ky serial, pothuajse të gjithë qytetarët mbylleshin në shtëpi për ta shikuar. Në disa raste kishin dështuar edhe koncertet e disa këngëtarëve, që i kishin lënë në kohën sa transmetohej ky serial.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]