fbpx

Si e priti Soni Malaj lajmin për shpalljen e Sali Berishës “non grata” në SHBA

nga Revista Kosovarja

Soni flet për ndalesën që SHBA ia bëri Sali Berishës për të udhëtuar në atë vend.

Ditë më parë, në medie bëri bujë lajmi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shpallën Sali Berishën person të padëshiruar në atë vend.

Berisha dhe familja e tij u njoftuan për këtë vendim para pak ditësh, ndërsa kishte reagime të shumta në publik.

Mes tyre, këngëtarja Soni Malaj, e cila ka raport të mirë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kishte disa fjalë për vendimin e SHBA-së.

Soni ka prejardhje nga i njëjti vend nga vjen Berisha, pra Tropoja, ndërsa ishte pjesëmarrëse në shumë mitingje politike të PD-së.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, këngëtarja tha se i erdhi keq kur mori lajmin për Berishën dhe familjen e tij.

“Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha. Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha”, u shpreh ajo.

Soni thotë se do të ndihej keq për këdo që do t’i ndodhte ashtu, duke theksuar “Kujtdo që t’i ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam dhe patriot”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]